Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot ndaj një deklarate të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, me vënien në funksion të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Rama tha se uronte që kjo të ishte një meme, por shprehet se ndjehet i neveritur nga ajo që ka lexuar. Ai tha se kjo deklaratë është rasti kur Presidnetit Serb Aleksandër Vuçiç duhet të reagojë.

“Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e tij nuk ishte meme , mendova mos ishte meme se s’ka mundësi që një ministër i një vendi që po përpiqemi të krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ka vetëm një të mirë kjo, që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë që po punoj për Serbinë e Madhe, ndërsa ekstremistët në Serbi që po punoj për Shqipërinë e Madhe. Për këtë çështje duhet të shprehet Presidenti i Serbisë, se është ministri i tij i Mbrojtjes edhe për një arsye se me të kam qënë i qartë, e kam kuptuar qartë që ai ishte dakord me mua që shengeni rajonal është një proces në mbrojtje të interesave kombëtare dhe rajonale në këtë proces. Serbia nuk mundet të hapë gojën se për çfarë dhe si, apo sa shpejt biem dakord ne me Kosovën. Kjo është vendosja në zbatim e 4 lirive të BE, e para është liria e lëvizjes, pra kufiri bëhet inekzistent, se kemi realizuar me parë. Pse? Sepse s’na kalë lejuar më parë. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, unë e kam thënë kjo nuk i pëlqen ekstremistëve se jetojnë për të mbajtur të ardhmen me kthetrat e së shkuarës”,- sqaroi ai.

DEKLARATA E VULIN
Ministrit serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se ”duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdoi punën e tij në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”.

”Shqipëria e Madhe është një lajm i katastrofës së madhe, thyerjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”… Atë që ju u jepni shqiptarëve nuk mund t’ua ndaloni serbëve’’, tha Vulin.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb