Goli i Panamasë ndaj Tunizisë dhe ai i Polonisë ndaj Japonisë ishin të papritura ditën e djeshme dhe i kushtuan shtrenjtë kompanive të basteve.Sipas asaj që raportohet në media, “BetVictoria” u pagoi lojtarëve që kishin vendosur golin e Panamës dhe Japonisë plot 663 mijë paund.

Një goditje shumë e rëndë për kompaninë e basteve, e cila e kishte kuotuar me koeficient të madh golin e këtyre 2 skuadrave. Panamaja ishte ekipi më i dobët i Kupës së Botës dhe nuk pritej që të shënonte. Ndërkohë dhe Polonia ishte e skualifikuar dhe mendohej se do të qe Japonia ajo që do të triumfonte.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/golat-e-panamese-dhe-polonise-i-bene-gropen-kompanive-te-basteve-humbasin-shifra-te-frikshme/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb