Këtë sezon faza e 1/8  në Champions League ka dhuruar më shumë gola në histori në e këtij kompeticioni. Rekordi i mëparshëm për më shumë gola në fazën e 1/8 ishte me 56 gola. Goli i Paulo Dybalas që kaloi Juventusin në epërsi ndaj Portos ishte goli i 57-të i kësaj faze duke vendosur rekord të ri. Pas këtij goli,  Leicester shënoi edhe një herë duke e dërguar rekordin në 58 gola të shënuara.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje që do të zhvillohen mes Monaco-Manchester City dhe Atletico Madrid-Bayer Leverkusen ky rekord mund të vazhdojë të thellohet. Ndeshjet që dhuruan më shumë gola ishin mes Bayern dhe Arsenal që dha 12 gola në total, ndërsa ajo mes Barcelonës e PSG-së u realizuan 11 gola në total.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb