Goli i Jurgen Goxhës mjaftoi për Teutën për të marrë 3 pikë ndaj Bylisit. Pas ndeshjes, Goxha ka thënë diçka për mediat.

“Fati ishte me mua sot sepse shënova unë, ndonjëherë futbolli është fat dhe ai shkon tek më të mirët, 3-pikëshi ishte shumë i rëndësishëm dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm. Doja të rrija tek Egnatia, por dikush në klub nuk e donte Goxhën dhe donin lojtarët e vet, dhe për mendimin tim bëra zgjedhjen më të mirë që erdha tek Teuta dhe jam shumë i lumtur e i kënaqur këtu ku jam pasi është qyteti im dhe do doja të kisha luajtur më përpara dhe ta kisha provuar këtë ndjesi. Nuk dua të përmend emra se kush nuk më deshi pasi tani janë në shtëpi duke më ndjekur nga televizori dhe i përshëndes, Jurgen Goxhaj jam” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb