Një bastvënësi në Angli mund t’i ndryshojë jeta nëqoftëse Ivan Perisic, futbollisti i Kroacisë, do t’i shënojë sonte Rusisë në çerekfinale jashtë zonës së 16 metrave.

Personi në fjalë ka vendosur të luante 4 ndeshjet çerekfinale të Botërorit me vetëm 1 paund. Deri më tani ai ka arritur të godasë në shenjë për gol me kokë të Harry Maguirre-s kundër Suedisë, gol nga jashtë zone të De Bruyne kundër Brazilit dhe gol të Griezman jashtë zone kundër Uruguait.

Nëse Perisic realizon ndaj Rusisë sipas parashikimeve ai atëherë do të fitojë plot 140 mijë e 505 stërlina.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb