Një tragjedi është shënuar në bordin e një gomonia emigrantësh që po lundronte nga Bangladeshi dhe Egjipti drejt ishullit Italian të Lampeduzës.

Në gomone e nisur me 280 emigrantë u gjetën tre kufoma, nga Guardia di Finanza, në momentin e shpëtimit.

Ndërsa katër migrantë të tjerë vdiqën pak para se të mbërrinin në destinacion nga hipotermia.

“Një tjetër tragjedi. Edhe një herë vajtojmë viktimat e pafajshme, thotë kryebashkiaku i Lampedusës Linosa Toto Martello, këtu vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë mes njëmijë vështirësish, pavarësisht se qeveria italiane dhe Europa duket se kanë harruar Lampedusën dhe Lampedusanët”, thanë autoritetet italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb