Blendi Gonxhja ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit ishte i pranishëm në Preshevë aty ku është zhvilluar edhe panairi i librit.

Në një postim në facebook ai falenderoi Kryetaren e Komunës Ardita Sinani dhe Luginën e Preshevës për mikpritjen.
Ai tha se së shpejti do të lidhin një marrëveshje bashkëpunimi që do të mundësojë projekte dhe programe shkëmbimi profesionale.

Postim i Blendi Gonxhes:

“Privilegj e kenaqësi, nder e krenari të jesh në Preshevë si ministër i Qeverisë Shqiptare, me porosinë e veçantë dhe vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama, në tokën ku kultura shqiptare jetohet me kaq dashuri e përkushtim, çka na frymëzon e na motivon të jemi edhe më pranë e të bejmë edhe më shumë për sfidat qe na bashkojnë!

Faleminderit Kryetares së Komunës Ardita Sinani dhe gjithë komunitetit të Luginës së Preshevës për mikpritjen e ngrohtë në Panairin e parë ndonjëherë të Librit Shqip në Preshevë!

Së shpejti, si MEKI, do të lidhim një marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën, që do të mundesojë projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie.” – shkruan Gonxhja në fb.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: