Çmimi Nobel në Kimi do të ndahet mes John B. Goodenough, Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino, me motivacionin ”për zhvillimin e baterive me jone të litiumit”, njoftoi sot Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.

“Bateritë litium jonike kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe përdoren për çdo gjë, nga telefonat e lëvizshëm deri tek laptopët dhe automjetet elektrike”, tha akademia në Twitter.

“Përmes punës së tyre, fituesit e kimisë të këtij viti kanë hedhur bazat për një shoqëri pa tela dhe pa burime energjetike nga fosilet”, deklaroi Akademia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb