Vitin e kaluar Google lançoi një funksion ku përdoruesit mund të dërgonin mesazhe bizneseve përmes profileve të tyre në Google.

Tashmë ky funksion do të integrohet në aplikacionin e hartave Google Maps. Çdo mesazh që keni dërguar tek bizneset do të shfaqet në Google Maps për iOS dhe Android.

Mjafton të klikoni butonin e menusë dhe më pas opsionin “Messages,” dhe do të shihni bisedat pa u larguar nga aplikacioni.

Gradualisht funksioni do të ofrohet për vende të ndryshme të botës.

Risia më e fundit është pjesë e disa përditësimeve të Google Maps të mbërritura muajt e fundit.

Deri më sot Google ka lançuar një buton “follow”, informacione për karikimin e makinave elektrike, një panel udhëtimi drejt vendit të punës dhe një opsion për planifikimin e eventeve, raporton PCWorld.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: