SARANDA

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Sarandë pasi grabsinin fshatrat minoritarë grekë.

44- vjeçari Mentor Bejko nga fshatin Gjashtë i Sarandës dhe Flamur Kalemi i njohur dhe me emrin ”Eno” nga Tepelena kanë rënë në pranga pasi nuk iu bindën postbllokut të Policisë në fshatin Livadhja.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ”BalkanWeb” se Policia i ka ndjeku deri në fshatin Gjashtë ku i ka arrestuar.

Bejko është me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, po ashtu dhe Kalemi i cili është dënuar më parë. Ata dyshohet të jenë grupi i një sërë vjedhjesh jo vetëm në minoritetin grek.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb