Grabitet mëngjesin e sotëm në Korçë një kambist.
30 vjeçarit Anxhel Renja iu grabit çanta e dorës pak pasi kishte dalë nga banesa nga dy shtetas të paidentifikuar. Gazetarja “Lorena Kodra” raporton për “BalkanWeb” se autorët ishin të armatosur dhe me maska

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb