ELBASAN

Një grabitje ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se një argjendari shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit është grabitur nga një person që dyshohet se ka qenë i armatosur dhe me maskë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ngjarja ka ndodhur sapo punonjësja ka hapur dyqanin e argjendarisë mjaft të njohur në qytet. Punonjësja ka qenë vetëm e me sa duket nga kjo ka përfituar dhe autori, i cili e ka kërcënuar dhe ka marrë një sasi parash. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke marrë dëshminë e punonjëses dhe të personave që gjendeshin pranë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të vetë argjendarisë. Objekti ku ndodhi ngjarja ndodhet shumë pranë drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb