“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”. Kjo ka qenë dëshmia e shkurtër që ka dhënë sot Bardhyl Fusha, i cili hyri sot i armatosur në një bankë të Nivelit të Dytë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e parë të 58-vjeçarit, i cili u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra.

Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia. Fusha ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb