FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga sot një 27-vjeçar i cili akuzohet për vjedhjen e disa kazinove. Burime zyrtare bëjnë me dije se pas një pune 1-mujore u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kazino 3”, gjatë të cilit u arrestua për veprën penale “Vjedhje me armë” të kazino “Admiral” dhe armëmbajtje pa leje, shtetasi Besian Ahmetaj, 27 vjeç, lindur në Pukë, banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi sot, në orën 01:20, në lagjen “11 Janari”, Fier, i maskuar në pjesën e fytyrës dhe i armatosur me pistoletë, ka hyrë në ambientet e Kazino “Admiral” dhe ka vjedhur me armë një shumë prej 240 000 lekë të reja dhe është larguar.

Nga puna e bërë rezultoi se ky shtetas është dhe autor i vjedhjes të kazinos “Apex” ndodhur më datën 06.10.2015, në orën 02:00, në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku është vjedhur me thyerje kasaforta e kazinos dhe janë marrë 110 000 të reja.

Gjithashtu është autor i vjedhjes me armë te kazino Apex ndodhur më datën 10.10.2015, ku në orën 04:25, në lagjen “11 Janari”, Fier, në arkë ka vjedhur një shumë prej 800 000 lekë të reja.

Nga veprimet  procedurale të kryera, u bë e mundur sekuestrimi në cilësinë e provave materiale sendet e mëposhtme:

– Një pistoletë e markës “Elco” me një krehër dhe 7 fishekë luftarake, te cilën e përdorte për kanosje gjatë kohës që kryente vjedhje.

– Një biçiklete të cilën e përdorte për transport gjatë kohës që kryente vjedhjet me armë.

– Xhupi me kokore, që e përdorte për t’u maskuar gjatë kohës që kryente vjedhjet me armë.

– Cannabis Sativa e gjetur në rrobat e tij, gjate kontrollit personal në xhupin që kishte veshur.

– 2.400 000 lekë të vjetra, të vjedhura me armë në kazino APEX.

Materialet u kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: