TIRANE– Një 24-vjeçar nga Tropoja është vënë në pranga ditën e sotme nga uniformat blu të kryeqytetit. Liridon Sinani dyshohet si autor i vjedhjes së një kazinoje në Tiranë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 24 maj të këtij viti, ku një kazino në rrugën e Dibrës në kryeqytet është grabitur.

Si autor i kësaj ngjarje është dyshuar 24-vjeçari nga Tropoja, Liridon Sinani, ndërsa sot policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Në momentin e arrestimit, sipas uniformave blu, të riut iu gjet një armë zjarri pistoletë tip TT, me të cilën dyshohet se 24-vjeçari ka kryer grabitjen e kazinosë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb