Detaje të reja janë mësuar nga grabitja e bankës BKT në Koplik. Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për “BalkanWeb” se autorët kanë grabitur nën kërcënimin e armëve 4 mln lekë të vjetra, 1 mijë dollarë e 1 mijë euro.

Pas grabitjes, ata janë larguar me një makinë tip “Golf 3” të zi, të cilën e kanë braktisur jashtë qytetit.

Menjëherë më pas, po me kërcënimin e armëve ata kanë marrë një makinë tip “Benz” e me të janë larguar drejt fshatit Aliaj, ku dhe e kanë braktisur mjetin. Nga atje, ka humbur çdo gjurmë e tyre. Policia ndërkohë ka vijuar intesivisht kontrollet duke ngritur postblloqe në hyrje dhe daljet e qytetit, si dhe kanë pasur ndihmën nga ajri me anë të një helikopteri. Deri më tani ata nuk janë mundur të lokalizohen apo kapen.

Gjithashtu mësohet, se për fat të mirë gjatë kryerjes së grabitjes, autorët nuk kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve, pasi siç duket, qëllimi i tyre i vetëm kanë qenë paratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb