LEZHË

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për grabitjen e furrës të bukës në Lezhë. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”.

 

Një 13-vjeçar është futur në furrën e bukës për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente, ai ka arritur të marrë nga arka një shumë parash dhe është larguar.

 

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

 

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në lagjen “Besëlidhja”, një shtetas i mitur 10 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.

Sherbimet e Policisë në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb