Policia e Sarandës reagon për grabitjen me dhunë të kambistit Ibrahim Didani, ku autorët i morën 5 milionë lekë të vjetra.

Policia njofton se një person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash.

Sarandë/Informacion paraprak

Me datë 07.05.2021, rreth orës 19:45, në lagjen nr.4, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, në hyrje të një pallati ka shtyrë shtetasin I. D., rreth 60 vjeç dhe i ka marrë një shumë parash.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb