Policia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat katër të rinj, për t’u marrë në pyetje në lidhje me grabitjen e kambistit Ibrahim Didani, një natë më parë, të cilit, iu morën në ashensorin e pallatit ku banonte, me forcë, 5 milionë lekë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb”, se të rinjtë po merren në pyetje për grabitjen. Policia nga ana e saj thotë se është afër identifikimit të autorëve të ngjarjes së djeshme.

Sakaq, në dëshminë e dhënë për Policinë, nga spitali ku po kurohej, kambisti Didani është shprehur se është dhunuar nga një djalë, me flokë të prerë shkurt, rreth moshës 25 vjeç.

Ndërsa dëshmitarë të tjerë, janë shprehur, se kanë parë duke u larguar me shpejtësi, dy djem e një vajzë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb