TIRANË

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë dëshmitë e pasagjerëve të avionit me të cilin do të udhëtonin sot paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit. Mësohet se paratë kanë qenë në një avion të linjës Tiranë-Vjenë, ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë që do të udhëtonin drejt Austrisë drejt orës 15:05.

Pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen”, kanë thënë pasagjerët.

Më pas autorët kanë marrë paratë në barkun e avionit dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon. Po kështu “BalkanWeb” mëson se pak minuta pas grabitje ka hyrë policia në avion dhe ka kërkuar pamje por pasagjerët kanë thënë se nuk kanë filmuar. Policia ka zbritur pasagjerët më pas nga avioni për të kryer hetime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: