TIRANË

Tërhiqet nga bashkëpunimi me drejtësinë Alkond Bengasi, një prej dëshmitarëve kyç për megagrabitjen në Rinas.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se i penduari i dosjes penale ndaj 8 të akuzuarve për grabitjen e 9 prillit 19 në Rinas mohon deklarimet e dhëna.

Ai ka informuar gjykatën dhe prokurorinë përmes një shkrese ku pretendon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe me akuzat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb