Vëllai i madh” së fundmi ka sfiduar banorët e “Big Brother VIP Albania” me një kërcim. Konkurentët janë ndarë në dy grupe, ku lideri i njërit ishte balerini Graciano Tagani dhe tjetri koreografi Albi Nako.

Grupi i cili do të do të pëlqehet më shumë nga publiku do të shpallet fitues dhe do të ketë buxhet të plotë përgjatë gjithë javës.

Graciano dhe grupi i tij kanë performuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa në një moment pas mbarimit të kërcimit ai ka shkëmbyer një puthje në buzë me aktoren Egla Ceno që mesa duket ishte pjesë e koreografisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që prej disa vitesh balerini është në një lidhje me moderatoren Argjira Spanca, teksa nuk dihet se si mund ta ketë pritur këtë puthje e dashura e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: