Që kur Graciano ka hyrë për herë të dytë në shtëpinë e BBV3, në rrjet kanë qarkulluar lajme se marrëdhënia e tij dhe Argjira Spancës është në krizë. Edhe më shumë këto lajme u përfocuan nga fakti se ajo nuk e mbështeste më partnerin duke e publikuar në Instagramin e saj, siç bënte para se ai të dilte herën e parë. Po ashtu, Graciano nuk e ka përmendur në shtëpi, deri dje kur u pyet nga banorët.

I pyetur për lidhjen e tij, balerini tha i prekur: “S’jam martuar. Jemi njohur përpara 6 vitesh, edhe kaq… Nuk dua ta prek shumë, por di të të them vetëm kaq, për mua është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë dhe më ka ndryshuar jeta. Jemi gjithçka!”

Edhe Argjira është ngacmuar këtë javë në “E Diell” për Gracianon, por ka zgjedhur të mos reagojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: