Ish-kreu i PD Luzim Basha, nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës dhe se është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu Basha thekson se 32 vite më parë gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë

Statusi:

32 vjet më parë, gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës.

Një ditë e madhe, një ditë e bekuar për shqiptarët në të dyja anët e kufirit. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës, është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi drejtuar nga Ibrahim Rugova dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.

Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar në historinë e saj.

Sot, ndërsa Kosova përgatitet për të hedhur hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian, kam bindjen se me të njëjtin përshkushtim dhe angazhim që luftuan për pavarësi, burrat dhe gratë, lidershipi i saj politik, do t’ia dalin të bëjnë realitet anëtarësimin në institucionet euroatlantike, vendin që ëndërruan ata që punuan dhe dhanë  jetën për të.

Basha

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: