Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në parlament, të thirrur nga lideri i partisë më të madhe opozitare Syriza.

Mocioni i Syriza-s u thirr pas kaosit të krijuar në kryeqytet pas një stuhie dëbore para disa ditësh që la mijëra njerëz të bllokuar për më shumë se 24 orë mes borës e temperaturave të ulëta dhe qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike duke shkaktuar zemërim të opinionit publik.

Pas shumë debatesh të zjarrta prej tre ditësh nga deputetët e të gjitha forcave politike, nga 299 të pranishmit në sallë,  156 ligjvënës, të grupit parlamentar të partisë në fuqi kanë votuar kundër këtij mocioni, ndërsa 142 deputetë, të gjithë të partive të opozitës, bashke me partinë Syriza, kanë votuar pro. Një deputet i pavarur ka abstenuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb