TIRANË-“Në Partinë Demokratike ka garë dhe unë ndihem me të gjithë në garë”. Kështu është shprehur të premten në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, Sekretarja e Mardhënieve me Publikun në PD, Grida Duma.

Duma thekson se është më mirë që të mos heshtin zërat brenda partisë, pasi e ndihmojnë atë që të jetë më aktive. Sipas saj, Basha arriti t’i rezitojë të gjithë zërave që e konsideronin problematike mënyrën e drejtimit të PD-së.

Duke e konsideruar qeverinë Rama një “qeveri laboratorike”, e duke mos i njohur thuajse asnjë aksion të suksesshëm, Duma thekson se Partia Demokratike është gati të marrë pushtetin.

Lidhur me marrëdhënien Berisha-Basha, Duma thotë se ajo nuk tregon se ka binom, por sintoni politike.
Gjatë intervistës dhënë për Vizion Plus, Sekretarja e demokratëve përjashton në mënyrë kategorike një rikthim në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Duke folur për pozicionimin e saj në vazhdimësinë e PD, Duma nuk e sheh veten në një kabinet të ardhshëm të qeverisë Basha, e aq më pak, në krye të qverisë “një ditë”.

“Nëse nuk arrij ta kalkuloj dicka që mund ta arrij, unë nuk e synoj”- ka qenë përgjigjja e saj, pas pyetjes nëse do të pretendonte të drejtonte një qeveri.

Lidhur me “zhurmën” që ajo krijon në publik, përsa i takon imazhit, Duma u shpreh se nuk kërkon të përfitojë nga “bukuria”, e se nuk e përdor këtë “aset” për të realizuar qëllimet e saj. Sekretarja për Mardhëniet me Publikun në PD, tregoi publikisht se egziston një Fun Page i fansave të saj.
Lidhur me një “garë hipotetike” për politikanen më seksi në Shqipëri, Duma u shpreh se nuk egziston ndonje rivalitet mes saj e deputeteve si Shkjau apo Tabaku.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: