TIRANE– Mirela Karabina është emri i ri i propozuar nga Partia Demokratike që pritet të mbajë postin e ministres së Arsimit duke zëvendësuar Lindita Nikollën.

Mirela Karabina ka lindur në 29 Maj 1966, ndërsa ka punuar si mësuese letërsie dhe aktualisht punon si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe disa universitete të tjera. Në CV-në e saj, ajo ka 7 certifikata vlerësimi për drejtimin në sistemin shkollor.

Mirela Karabina është bashkëshortja e ambasadorit shqiptar në Bullgari në 2011-2014, si dhe në Pakistan në vitin 1995-1998, Petrit Karabina.

Gjithashtu ajo ka qenë drejtoreshë në shkollën 9-vjeçare “P.Budi”, në Tiranë në vitin 2005-2011.
[embeddoc url=”https://balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/05/Curriculum-Vitae-M.Karabina.docx” viewer=”microsoft”]
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: