VLORË

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar sot në Vlorë, ku një grua mbante të vdekur bashkëshortin e saj prej disa ditësh.

Gazetari Enrik Mehmeti ka shkuar te banesa, ku ka ndodhur ngjarja, duke sjellë pamje në redaksinë e “BalkanWeb”. Nga pamjet shihet se si policia ka shqyer derën e banesës, pasi gruaja nuk e ka hapur derën.

Me të hyrë brenda, uniformat blu kanë konstatuar trupin e pajetë të shtetasit Llazar Prenga. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Valentina Prenga, dyshohet se është me probleme mendore.

Në videon që gazetari Mehmeti sjell në “BalkanWeb” shihet edhe momenti ku viktima nxirret nga pallati me barelë dhe futet në ambulancë, për t’u dërguar në morg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb