Bashkëshorti i pastrueses e cila grabiti rreth 700 mijë euro nga banesat ku punonte, Spartak Dobi, në një intervistë dhënë për gazetarin Igli Çelmeta në News24, ka deklaruar se ai nuk ka pasur dijeni për atë ç’ka bënte 49-vjeçarja.

Ai tha se gruaja e tij punonte në disa banesa të zyrtarëve të lartë, por se nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të kishte vjedhur.

“Po, ka punuar në banesa të zyrtarëve të lartë. E merrnin se ishte pastruese e mirë. Unë se di si e ka pas, ajo s’ka vjedh naj herë. Më vjen keq për djalin, e kam flori. Jam penduar që nuk e kam pyetur më parë se ku i ka gjetur paratë. Nuk kishte asnjë problem tjetër. Gjendja e djalit është shumë e rënduar, edhe avokatët më thanë. Gjithmonë i dobëti e ha, ai që ka parë del”, deklaroi ai.

Ndërkohë ai tha se pasi ka komunikuar me të  bijën, kjo e fundit i ka kërkuar që të mos divorcohet nga nëna, pas kësaj ngjarje.

Dobi edhe në fund të intervistës, e ka mbyllur me apelin që drejtësia ta nxjerrë djalin e tij me kusht, pasi përgjegjësia është e bashkëshortes dhe jo e të riut.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb