SARANDE- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 52­-vjeçar të akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 43­-vjeçareje. Ilia Kordha, pronar i një agjencie funerale në Ksamil, është vënë në pranga mesditën e së shtunës në banesën e tij, në fshatin Çukë të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes B., kryefamiljari i së cilës prej muajit janar qëndron i paralizuar. Duke u hequr si mik shtëpie, Kordha ka shkuar për vizitë në banesën e familjes B. dhe ka ofruar ndihmë duke i premtuar 43-­vjeçares S.B. se do e punësonte shumë shpejt në agjencinë e tij në Ksamil. Pasi kanë mbaruar bisedën, Ilia Kordha është çuar për të ikur e deri tek dera e ka shoqëruar e zonja e shtëpisë.

Pikërisht në këtë moment, 52-vjeçari ka shtyrë S.B. drejt banjës duke e ngacmuar seksualisht dhe tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Rezistenca dhe thirrjet e 43-­vjeçares S.B. e kanë sprapsur Kordhën duke bërë që të largohet menjëherë nga banesa.

43-­vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga 52­vjeçarin Ilia Kordha nën akuzën e ngacmimit seksual. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: