Alicia Framis e ka gjetur përrallën e saj me fund të lumtur në një mënyrë të pazakontë. Pas ndarjes me të dashurin e saj, një manekin me emrin Pierre, këtë verë ajo do të martohet me AILex. Një hologram i inteligjencës artificiale.

AILex është holandez dhe është trajnuar me profilet e të dashurve të saj të mëparshëm, edhe pse kjo nuk jep asnjë garanci për një marrëdhënie të gjatë dhe harmonike. Alicia është artiste dhe beson se kjo marrëdhënie do të funksionojë.“Ne e dimë se së shpejti robotët dhe njerëzit do të jenë partnerë seksualë”, tha ajo. “Por për mua, hapi tjetër i rëndësishëm është përfshirja emocionale e inteligjencës artificiale me njerëzit. Hologramet janë më të lidhura me ndjenjat se sa robotët, prandaj zgjodha që të lidhem me një të tillë”.

Ceremonia do të jetë po aq unike sa edhe ky bashkim. Mëngjesi i dasmës do të jetë “ushqim molekular që mund të shijohet si nga njerëzit ashtu edhe nga entitetet humanoide”. Detajet se çfarë kuptimi ka kjo nuk janë zbuluar ende.

Tani, ndërsa do të martohet me hologramin, Alicia ka postuar një sërë fotosh që i shfaqin ata duke kryer aktivitetet e përditshme. Ajo nuk ka thënë asgjë në lidhje me teknologjinë që është krijuar hologrami, por në video ata shfaqen duke ngrënë darkë, duke u larë e madje edhe duke u grindur si një çift normal.

“Nëse nuk je, më mungon shumë”, i thotë AILex. “Dhe pastaj kur je, më acaron shumë shpesh.”

Në njoftimin e dasmës ajo tha: “Njerëzit dhe shoqëruesit me inteligjencë artificiale mund të jenë një opsion i dobishëm për ata që kanë nevojë për shoqëri. Ky hologram do të plotësojë të gjitha nevojat e mia. Është interesante se si ne mund të marrim kredi për shtëpi, por edhe për të blerë një shoqërues”.

Për këtë të fundit që ndoshta jo shumë njerëz mund të jenë dakord dhe mos t’u duket si gjëja më romantike në botë, Alicia mendon se mund të jetë një hap drejt realitetit. Sipas saj, nuk do të jetë shumë e largët dita kur njerëzit do të lidhen me hologramë, avatarë, robotë apo çfarëdo të sjellë e ardhmja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb