Brajan Gruda ka marrë një vlerësim të rëndësishëm për paraqitjet e tij me fanellën e Gjermanisë.

Talenti shqiptar është përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së gjashtë në Ligën e Kombeve, të publikuar nga platforma e njohur e statistikave, SofaScore.

Paraqitja mbresëlënëse e Grudës kanë bërë që ai të jetë pjesë e 11-shes më të mirë të kësaj jave, duke konfirmuar edhe një herë potencialin dhe cilësitë e tij në arenën ndërkombëtare. Ai realizoi gol dhe dhuroi dy asiste ndaj Holandës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb