ELBASAN

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 nga 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Shënkolli”. Gjatë seancës së caktimit të masës së sigurisë, Prokurorja Esmeralda Ndoci ka kërkuar arrest me burg për të pandehurit. Gjykata vendosi “arrest me burg” për të pandehurit Agron Qafa, Aurel Ferra, Skënder Pëllumbi, Edmond Bardhi dhe Nushi Salla.

Ndërsa për Lavdosh Demaj u dha masa e “arrestit në shtëpi”. Ndërkohë gjykatësi Taulant Tafa ka lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës. Nga hetimi paraprak rezultojnë se të pesë këta persona janë pjesë e një grupi shpërndante kokainë në Tiranë, Elbasan e Fier. Mësohet se Lavdosh Demaj, i cili është kreu i një grup seksioni të PD në Elbasan ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës.

Po ashtu, nga verifikimet e kryera, bëhet e ditur se Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge.

Bëhet me dije se ky grup, i drejtuar nga Qafa, ishte nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova; foto dhe përgjime që implikojnë këtë grup. Po hetohen  edhe  persona të tjerë të dyshuar si pjesë e trafikut të drogës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: