Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Mitrovicë. Në videon e siguruar në mediat kosovare, shihet se si zihen me grushte e shkopinj në një vendparkim makinash.

Sipas policisë në konflikt janë përfshirë 4 të rinj, të moshave, 23, 25, 20 dhe 18 vjeç, ndërsa nuk dihen arsyet e sherrit në fjalë.

“Policia ka identifikuar katër personat e dyshuar J.H., 18 vjeçar, V.B., 23 vjeçar, B.A., 25 vjeçar dhe F.A.,20 vjeçar, te cilat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit tre të dyshuarve të parë ju ka caktuar masa ndalim policor, kurse i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është inicuar rasti për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Sulm’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: