Numri një i pankinës së  Manchester Cityt, Pep Guardiola analizoi humbjen në finalen e FA CUP ndaj Manchester United.

“Sa i përket ndeshjes, plani im i lojës nuk ishte i mirë, ndonëse në pjesën e dytë reflektuam disi, nuk ishim mjaftueshëm intensivë, as nga ana taktike nuk ishim në nivelin e duhur. Ne jemi të zhgënjyer. Është normale kur një ekip humbet finalen, por duhet thënë se ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne kemi sfiduar që në të gjithë kompeticionet të japim maksimumin, tani duhet të pushojmë dhe të jemi gati për një rikthim të denjë.

“United dhe largimi i mundshëm i Ten Hag? Ata duhet të marrin një vendim. Ten Hag është një person i mrekullueshëm, një trajner i jashtëzakonshëm, fitimi i FA Cup ishte i rëndësishëm për ta, siç ishte për ne sezonin e kaluar”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb