Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ka thënë se anësori i skuadrës së tij, francezi, Franck Ribery ndihet shumë mirë dhe është i gatshëm për lojë. 

Ribery nuk ishte pjesë e skuadrës së Francës për botërorin 2014 në Brazil për shkak të një lëndimi, mirëpo tani duket si ai ndihet i gatshëm për lojë. “Ribery ka stërvitur shumë mirë me skuadrën gjatë kësaj jave. Unë mendoj se ai mund të luaj disa minuta në ndeshjen kundër Hamburgut”, tha Guardiola në konferencë për shtyp. 

Bayerni do të luajë ndeshjen e parë zyrtare për këtë sezon më 13 gusht, kundër Borussia Dortmundit sa i përket Superkupës së Gjermanisë. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: