I ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia, mjeku kirurg Myzafer Kaçi, ka ndarë me shikuesit problematikat që sjell formimi i gurëve në tëmth dhe rastet kur operacioni është i pashmangshëm.

I pyetur nga moderatorja Daljana Sejdia për kohën kur fillojnë të shfaqen simptomat e gurëve në tëmth , doktori u përgjigj: “Nuk ka një kohë fikse. Simptoma mund të japë një gurë i vetëm, shumë gurë, gurët e mëdhenj por dhe llumrat prezente në fshikëzën e tëmthit. Si trup i huaj, ato lëvizin bashkë me lëngun e tëmthit dhe në atë moment bëhet një traumë e lehtë e fshikëzës së tëmthit, duke bërë që të nisin dhe simptomat e para.”.

I pyetur nëse ka ndonjë metodë për eliminimin e gurëve në tëmth, apo të zvogëlojë numrin e gurëve në tëmth, doktor Kaçi, shpjegon që nuk ekziston asnjë lloj metode jo mjekësore që realizon një gjë të tillë. Çajrat mjekësorë, suplementet, bimët e ndryshme nuk bëjnë të mundur largimin e gurëve nga tëmthi, përkundrazi ka ilaçe që shkaktojnë formimin e gurëve në tëmth.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb