Guroret në bashkinë Dimal vijojnë punën natën, duke ndotur të gjithë lagjen “Guri i Bardhë”.

Furrave gëlqerore u vihet zjarri natën dhe tymi i zi që shkarkohet nga djegia e gomave dhe zifti kanë pushtuar prej 1 orë lagjen’ Guri i Bardhë’ në bashkinë Dimal.

Edhe pse banorët janë ankuar disa herë për ndotjen që këto firma shkaktojnë gjatë përpunimit të gurit gëlqeror, askush nuk ka marrë masa për mbylljen apo detyrimin e firmave për vendosjen e impjanteve të filtrimit.

Duke qënë se ankesat e banorëve kanë qënë të vazhdueshme, firmat kanë gjetur si mënyrën më të mirë të punojnë natën, duke i vënë flakën mbetjeve dhe duke e pushtuar lagjen nga tymi që duket se do të vazhdojë gjithë natën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb