Nata e tretë e “Gusht e n’fest” në Gramsh ka sjellë një tjetër mbrëmje magjike me drita, muzikë dhe Birra Korça. Një natë e pagjumë vere, ku as shiu nuk e ndali festën veçse e shtyu nisjen e saj. E organizuar nga bashkia e Gramshit dhe e mbështetur nga Birra Korça, “Gusht n fest” prej katër ditësh është shndërruar në kryefjalë duke ngjallur një interes të paparashikuar në këto përmasa.

Këto ditë qyteza e Gramshit është kthyer në një qytet të madh që ka hapur dyert edhe për vizitorët e dashamirësitë e muzikës, artit dhe shijes më të mirë të birrës në vend.

Sheshi i tejmbushur kërceu e këndoi deri në orët e vona të mbrëmjes duke e kthyer festën, në një bashkim banorësh vendas, emigrantësh që kanë ardhur për pushime dhe vizitorësh nga qytete të tjera.

Numra akrobacie, shënuan hapjen e mbrëmjes ndërsa më pas skena u pushtua nga Soni Malaj, që dhuroi spektakël me këngët e saj dhe këngëtarët e muzikës popullore Avni Lushka e Lulzim Qose.

Krahas muzikës që u ndoq nga grupe vallesh, qytetarët festuan për orë të tëra edhe me shijen e birrës Korça, që është sponsori dhe pija ekskluzive e festës.

Qytetarët thonë se shijojnë birrën Korça, pasi është birra e parë 100% shqiptare dhe me shumë shije dhe cilësi. Të kënaqur nga organizimi dhe përmasat që ka marrë kjo festë, ata shprehin dhe dëshirën që në qytetin e Gramshit të zhvillohet edhe Festa e Birrës.

Në Gramsh për 4 ditë me radhë “Gusht e N’Fest” mbajti dhjetëra aktivitete gjatë ditës, ndërsa mbrëmjet morën tjetër nur me zërat më të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb