Totenhemi synon një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, por në këtë merkato janari ka parë të reduktojë grupin e lojtarëve me disa elementë, mbi të gjitha me largimin e Kristian Eriksenit, një ndër yjeve të skuadrës, që la “Spursat” për Interin.

Por, për Zhoze Murinjon mungesa e përforcimeve nuk është një problem. “Kemi blerë Hugo Lorisin dhe Xhafet Tangangën”, thotë ai duke iu referuar rikuperimeve të lojtarëve që kanë munguar prej muajsh. “Ka mbërritur Gedson Fernandez në huazim për të zëvendësuar Eriksenin dhe të dëmtuarin Musa Sisiko. është një djalosh me potencial të pabesueshëm dhe do të jetë një lojtar fantastik për ne”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb