FUSHE KRUJE- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë janë në gatishmëri të banorëve të përmbytur kryesisht në zonën e Dervenit në Fushë-Krujë.

Në një video të shpërndarë nga Policia ata janë në aksion natën dhe ditën, e madje kanë përdorur edhe gomone për t’ju ardhur në ndihmë banorëve që kanë rrezikuar më shumë.

Nga efektivët e FNSH-së janë evakuuar disa banorë dhe automjete. “Hajde hipni”, dëgjohen ata teksa shoqërojnë banorët.

“Edhe pak”, thotë një tjetër që mban prej krahu një të moshuar dhe e ndihmon të hipë në furgonin e policisë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: