Marko Kepi, shqiptari që kandidon për anëtar këshilli në Nju Jork të SHBA, ka arritur të neutralizojë një hajdut që sapo kishte vjedhur çantën e të fejuarës së tij.

Hajduti, kishte hyrë në makinën e tyre, kishte marrë çantën që kishte gjetur brenda saj dhe ishte larguar me vrap, ndërsa Kepi dhe persona të tjerë iu vunë në ndjekje.

“Ai u përpoq të ikte, por e kapa dhe ia mora çantën. I thashë: Nuk ke për të shkuar askund derisa të vij policia”, tha Kepi për mediat amerikane.

Falë reagimit të shpejtë të Kepit, hajduti është arrestuar nga policia. Ai është identifikuar si një 21-vjeçar i quajtur Amir Aspek, ndërsa gjatë neutralizimit nga shqiptarit dëgjohet të thotë: “Më lësho, më lejo të largohem”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb