TIRANË-Hakerat kanë arritur t’i vjedhin 215 mijë euro nëpërmjet internetit një kompanie farmaceutike në Tiranë. Denoncimi për këtë rast është bërë nga financierja e kompanisë farmaceutike e cila ka deklaruar në polici se është mashtruar nëpërmjet një e-maili për një faturë borxhi që kompania duhet të paguante.

Financierja 35-vjeç me iniciale L.T ka deklaruar në polici se sipas e-mailit të ardhur, kompania duhet të bënte transaksionin në një bankë në Sofje të Bullgarisë.

Por pa kaluar shumë kohë nga bërja e pagesës është kuptuar mashtrimi, pasi kompanisë farmaceutike nuk i rezultonte asnjë borxh për t’u paguar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: