Telegram, aplikacioni i konsideruar një alternativë ndaj WhatsApp, nën presion këto ditë për të ndryshuar politikën e privatësisë, nuk duket se është aq i mbrojtur.

Sipas faqes së specializuar ”ArsTechnica”, në fakt, nëse përdorni bisedën nga një pajisje Android ose, në disa raste, edhe nga një iPhone, Telegram lejon që hakerat të gjejnë me lehtësi vendndodhjen e një përdoruesi.

Edhe Signal gjithashtu paraqet disa probleme, një aplikacion tjetër i momentit, i konsideruar gjithashtu një alternativë ndaj WhatsApp.

Më 15 janar, pikërisht ditën kur festoi momentin e pesëdhjetëmiliontë të shkarkimit, ai përjetoi probleme teknike, ndoshta për shkak të fluksit të papritur të përdoruesve të rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb