TIRANË

Sulmet kibernetike, nxjerrja e dokumenteve sekrete dhe e-maileve si dhe urdhri i Prokurorisë për të mos i publikuar media kanë qenë sot në fokus të debatit në emisionin “Open” në News24.

Analisti Adri Nurellari deklaroi se reagimi i qeverisë dhe institucioneve flet për një mungesë të madhe të përgjegjësisë. Sipas tij, media duhet të publikojë të dhënat që nuk shkaktojnë dëm.

Deputeti i PD-së Ervin Salianji tha se informacionet e dala janë të vërteta dhe qeveria nuk i ka përgënjeshtruar.

Adri Nurellari: Në vend të diskutohet a ka persona përgjegjës, a ka pasur të infiltruar, kolaboracionistë, janë hedhur 200 mln euro për të bërë sistemin, a janë bërë kontrata në mënyrë nepotike, 2 javët e fundit ka pasur sulm dhe Kosova dhe Mali i Zi, por nuk është zaptuar i gjithë sistemit… Këtu kemi dy probleme kryesore, përgjegjësia është e institucioneve shtetërore, u kërcënua media për patronazhistët dhe së dyti janë kompani të kontraktuara që kanë ndërtuar një sistem që ra i gjithi. Kjo u pasqyrua nga raporti i Microsoft, që ata janë aty prej majit. Ne kemi pasur përpjekje për ta minimizuar, kjo tregon se ka një mungesë të madhe të përgjegjësisë.

Unë mendoj që në përgjegjësinë e medias duhet të publikojnë ato të dhëna që nuk shkaktojnë dëm. Është një lloj wikileaks. Media duhet t’i filtrojë.

Gerta Zaimi, gazetare: Nuk mund ta bëjë prokuroria me një deklaratë të kësaj natyre, duhet të jetë me vendim gjykate.

Adri Nurellari: Prokuroria nuk mund të kërcënojë kështu.

Gerta Zaimi: Gazetarët vetë duhet të kenë etike. Ka shumë dokumente ku mund të jenë persona të mbrojtur, kriminelë që qarkullojnë. Është shumë e vështirë të gjykojmë me materiale që qarkullojnë që këtej. Prokuroria që të japë një urdhër të kësaj natyre është e tepruar.

Ervin Salianji: Nga viti 2021, maji 2021 kanë qenë të pranishëm në sistem. Qeveria një vit e ca që nuk është në dijeni, ose nëse ka pasur dijeni dhe nuk ka vepruar është e turpshme.

Ai dokument që doli për një kriminel, ka shumë interes publik. Pavarësisht se është dokument sekret, një i shumëkërkuar lëviz qetësisht në mes të Tiranës nuk ka gjë më të rëndë për një shtet. Unë nuk e di çfarë do bëjë media, vetë do e nxjerr në parlament.

Ato janë informacione të vërteta, nuk janë përgënjeshtruar. Qeveria thotë është përgjegjësi e atyre që e kanë nxjerrë.

Adri Nurellari: Në Maqedoni ndalimi i publikimit të të dhënave u bë me ligj dhe një pakt.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb