Zbulohet emri i diplomates shqiptare që u dëbua nga Rusia. Bëhet fjalë për diplomaten Jonida Drogu. Kjo e fundit kishte funksionin e sekretares së dytë të Ambasadës shqiptare në Rusi.

Sipas Sputnik News, Ministria e jashtme e Rusisë ka deklaruar se kjo ishte një lëvizje reciproke pasi Shqipëria dëboi diplomatin Alexey Krivosheev muajin e kaluar.

Tashmë diplomatja shqiptare, ka kohë vetëm 72 orë për të lënë territorin e Rusisë. Kujtojmë se Alexey Krivosheev u dëbua javë më parë pasi u kap duke shkelur masat e COVID-19 në Shqipëri dhe u shpall ‘non-grata’. Teksa lëvizja e fundit e Rusisë ishte e paralajmëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb