Për analistin Skënder Minxhozi Basha dhe Berisha janë njëri e keqja më e madhe e PD-së dhe tjetri e keqja më e vogël. I ftuar në “Real Story”, Minxhozi u shpreh se të dy politikanët sfidohen me njeri-tjetrin duke qenë një alternativë negativë.

“Të dy janë e keqja më e madhe dhe e keqja më e vogël. Basha bëri çdo gjë përveçse e mbajti PD-në bashkë. Dhe Berisha që është në shkelje me “Foltoret” që bën.  Jemi në kushtet që 2 politikanë sfidohen duke qenë alternativë negative.  Lulzim Basha ka vetëm një shpresë. Kam me vetë amerikanët thotë dhe do vijë dita që të thonë Rama hap krahun. Ndër Berisha thotë që kur unë të jep diçka ta do më thërrasin në tavolinë. Basha nuk e ka ruajtur dot unitetin dhe Berisha hallin e vet e ka bërë hall të gjith PD-së. Kush mund të bjetë alternativa? Është tokë e djegur. Basha është një projekt i investuar rëndshëm. Për Berishën flet historia vetë”- tha ai.

Nga ana tjetër analisti Artur Zheji u shpreh se Basha e ka shpjeguar qartë që ka luftuar me doktorin që është në interes të PD së që të zbardhim faktin që  ai ka diçka politike dhe jo afera korruptive.

“Basha nuk e hoqi nga partia Berishën vetëm nga grupi. E bëri në një mënyrë soft dhe ka shpjeguar qartë që ka luftuar me doktorin që është në interes të PD së që të zbardhim faktin që ti ke diçka politike dhe jo afera korruptive. Ai është në mes të dy ekstremeve. Kur duan ta zvogëlojnë thonë ke qenë kukulla e Berishës.Është utopi e paqëllimtë të besosh tek koherenca e politikanëve. Ne kemi një zotëri shumë të fortë si Berisha, makinë lufte po bluan partinë. Si mund të jetë Berisha personazh heroik? Këto zgjedhje ishin tronditëse për Ramën. Mori mbi 600 mijë vota. Basha u bë i frikshëm”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb