Një zyrtar i lartë i lëvizjes islamiste palestineze Hamas deklaroi për Reuters se kreu i krahut ushtarak të grupit, Iz al-Din al-Hadad, ka humbur jetën, një ditë pasi Izraeli njoftoi se kishte kryer sulme ajrore ndaj objektivave në Gaza ku ai ndodhej.

Sipas dëshmitarëve në qytetin e Gazës, xhamitë në veri të zonës kanë njoftuar përmes altoparlantëve se komandanti i Hamasit ishte “martirizuar”.

Nëse konfirmohet zyrtarisht, al-Hadad do të ishte zyrtari më i lartë i Hamasit i vrarë nga sulmet izraelite që prej armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të në tetor. Megjithatë, Hamas ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për vdekjen e tij, raportoi Reuters.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz thanë në një deklaratë të përbashkët se al-Hadad ishte objektivi i sulmeve ajrore të kryera të mërkurën, por nuk konfirmuan nëse ai ishte eliminuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: