Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa deklaroi se “Kayo” është skema më e frikshme në Shqipëri, duke iu referuar dhe skandalit me rastin e News24, ku televizioni u nxor forcërisht nga godina.
Sipas Zhupës, ajo godinë u grabit nga “Kayo” për t’u kthyer më pas në një seli krimi.
“Skema Kayo ishte skema më e frikshme që ne kemi parë kur ka nisur duke dëbuar, duke përzënë, duke ju marrë në mënyrë brutale materialet e punës gazetarëve shqiptarë, duke marrë një institucion mediatik siç ishte godina e institucionit të News 24, të BalkanWeb, të gazetës Panorama, sepse aty do të kthehej selia e krimit Kayo. Për të cilën sot ka dyshime dhe ka akuzë për trafikim armësh. Sepse aty nuk prodhohet, sepse nga aty nuk eksportohet, por nga aty dalin armë. Sipas Ronit Yeffetit janë armë që merren nga Afrika, sillen në Shqipëri dhe më pas përdoren për këtë rrugën e trafikut të armëve.”, tha Zhupa nga Komisioni i Medias.
