Policia greke ka arritur të zbërthejë një rrjet trafikantësh droge, i cili vepronte në Mykonos.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar edhe tre shqiptarë, përkatësisht 25, 27 dhe 32 vjeç.

Grupi u zbulua pas arrestimit të punonjësve të një restoranti që shpërndanin kokainë për klientët në ishullin e Mykonosit .

“Të arrestuarit trafikonin kokainë, kanabis dhe metamfetaminë kristal në të gjithë ishullin. Ata shisnin drogë në hotele, qendra argëtimi, madje edhe në plazhe, ndërkohë që kishin drogë për të gjitha llojet e njerëzve. Çmimet për kokainën varionin nga 70 deri në 150 euro për gram, metamfetamin kristal deri në 80 euro për gram, ndërsa deri në 20 euro kanabisin e papërpunuar” , thonë burime të ELAS-it për Agjencinë e Lajmeve Athinë-Maqedonase.

Sa i përket rolit të secilit prej të arrestuarve, 27-vjeçari, i cili ishte drejtuesi i grupit, ishte ngarkuar me gjetjen e klientëve të rinj dhe furnizimin e tyre si dhe menaxhimin financiar. Në të njëjtën kohë, 25-vjeçari dhe 32-vjeçari ruanin dhe trafikonin drogën, ndërsa përdornin motoçikleta për t’i shërbyer direkt klientëve. Vihet re, në fakt, se 25-vjeçari punonte edhe si korrier, ndërkohë që transportonte drogën.

Si vend- magazinim për drogën përdoreshin tuba, ulluqe, thasë ushqimi ose i groposnin në tokë.

Pas kontrolleve të policisë në shtëpi dhe vende të ndryshme, u sekuestruan 15.8 gram kokainë, 7.7 gram kanabis të papërpunuar, 46.1 gram metamfetamin kristal, një shumë parash prej 693 euro, një motor, 4 celularë dhe një mori pakosh najloni.

Deri më tani janë vërtetuar 40 raste të furnizimit me lëndë narkotike nga personat e arrestuar për persona të tretë, ndërsa hetimet policore vijojnë.

Sipas ELAS-it, 27-vjeçari dhe 32-vjeçari janë akuzuar në të kaluarën si anëtarë të një organizate kriminale që kryente vjedhje dhe 25-vjeçari për shkelje të ligjit po për trafik droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb